Ndërlidhjet

SHKUP


Zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq ka arritur në Shkup për bisedime me presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe kryeministrin Lupço Georgievski në të cilat, siç njoftohet, do të bëhet fjalë për “vijëzimin” e kufirit midis RFJ-së dhe Maqedonisë, që nënkupton edhe pjesën e kufirit të Kosovës me Maqedoninë.
Siç njoftohet nga Shkupi, Çoviq do të bisedojë edhe për statusin dhe mundësitë e kthimit të refugjatëve joshqiptarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, të cilët ndodhen në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG