Ndërlidhjet

KABUL


Forcat e koalicionit në Afganistan kanë ndërmarrë këto ditë një operacion afër Kandaharit që ka rezultuar me eliminimin e elementeve të dyshara al Kaidase apo talibane.
Zëdhënësi i trupave amerikane, Majori Brayan Hilferti duke folur në bazën e Bagramit përshkroi operacionin: “Fill pas mesnate të 12 majit, forcat speciale të Shteteve të bashkuara ndërmorën aksion të befasishëm në kompleksin afër Dara Wat në veri të Kandaharit ku dyshohej se fshiheshin udhëheqës të lartë al Kaidas dhe talibanë. Nga objekti pesë persona hapën zjarr kundër forcave amerikane dhe u vranë. 32 persona u arrestuan dhe janë duke u marrë në hetime. Viktima amerikane nuk pati”, tha majori Hilferti.
XS
SM
MD
LG