Ndërlidhjet

logo-print

HAVANË


Ish presidenti amerikan, Jimi Carter në fjalimin që mbajti mbrëmë në Univerzitetin e Havanës kritikoi mungesën e lirive politike në Kubë dhe i bëri thirrje vendit që të lejojë referendumin e propozuar për reforma politike dhe ekonomike.
Carter tha se është realitet i hidhët që as Shtetet e Bashkuara dhe as Kuba deri tash nuk arritën të definojnë raporte pozitive dhe të dobishme.
“Pas animozitetit 43 vjeçar shpresojmë se në të ardhmen e afërt Kuba mund ti hapë krahët përtej ndasive të mëdha që ndajnë dy vendet tona dhe të thotë- Jemi të gatshëm ti bashkohemi komunitetit demokratik. Dhe shpresoj se shpejtë Shtetet e Bashkuar gjithashtu do ti hapin krahët e do të thonë- Ju përshëndesim si miqët tanë”, theksoi Carter në fjalimin ku ishte i pranishëm edhe presidenti kubanez, Fidel Castro.
XS
SM
MD
LG