Ndërlidhjet

BAGRAM/ AFGANISTAN


Shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Tomy Franks ka thënë para trupave amerikane në Bagram se lufta kundër terrorizmit në rajon akoma nuk ka përfunduar dhe se Pakistani po ndihmon për ta fituar fushatën.
Gjenerali Franks veçanërisht ka përmendur Afganistanin lindor dhe perëndimin e Pakistanit si rajone ku besohet se akoma ndodhen elemente al Kaidase dhe talibane. “Kemi akoma punë për të kryer në pjesët lindore të Afgansitanit dhe në perëndim të Pakistanit dhe jamë shumë i kënaqur nga marrëdhëniet që kemi me presidentin Pervez Musharraf të Pakistanit lidhur me këto punë”, ka thënë gjenerali Franks i cili arriti në Kabull për bisedime me kryeministrin e përkohshëm afgan, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG