Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian përshëndeti thirrjen e Yasser arafatit për reforma të gjëra në Autoritetin palestinez dhe dënimin e dhunës kundër civilëve izraelitë.
Duke reagur ndaj fjalimit të Liderit palestinez, zëdhënësi i qeverisë izraelite, Raanan Gissin tha në Jerusalem. “Nëse do të ketë reforma, sikurse premtoi Arafat, ato do të provohen në terren. Ne duam të shohim nëse forcat e sigurisë, pas ristrukturimit të tyre, do të ndërmarrin aksione të njëmendëta kundër aktiviteteve terroriste, dhe kjo është prova e vërtetë”, tha Gissin.
Uashingtoni i vlerësoi pozitive fjalët e Arafatit, por, presidenti Bush është më shumë i interesuar për aksione , tha zëdhënësi Ari Fleicher.
XS
SM
MD
LG