Ndërlidhjet

logo-print

BAGRAM/AFGANISTAN


Mjekët e armatës britanike janë duke u përpjekur që të zbulojnë burimin e një sëmundje misterioze që ka prekur 18 ushtarë britanikë në Afganistan.
Komandanti i i forcave britanike në Afganistan, gjenerali, Roger Lane ka thënë dje në bazën e Bagramit.”Tetëmbëdhjetë persona nga shërbimi mjekësor ushtarak nga spitali fushor në Bagram u morën të sëmurë nga një sëmundje e paidentifikuar ethesh. Dy prej tyre janë shumë sëmurë e njëri u kthye në Britani për trajtim, kurse tjetri u evakua në spitalin amerikan në Gjermani. Të tjerët janë nën përkujdesjen e stafit mjekësor që ka mbetur në Bagram. Akoma nuk dihet natyra e saktë e sëmundjes”, tha gjenerali Lane.
XS
SM
MD
LG