Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Rezultatet e votimeve të djeshme të përgjithshme në Holandë tregojnë se votuesit rrefuzuan koalicionin e qendrës së majtë që ishte në pushtet për 8 vite dhe shumica u kanë dhënë votën kandidatëve nga partia më e madhe e djashtë opozitare, Demokristianëve dhe partisë kundër-imigracionit të politikanit të vrarë, Pim Fortuyn.
Duke folur mbërëmë, lideri i partisë Demokristiane, Jan Balkenedle tha:”Mendoj se votuesit dhanë sinjal të qartë e Grupi i Pit Fortuyn fitoi 26 vende. Shtrohet pyetja se a do të jenë ata forcë stabile në politikën holandeze. Kjo do të thotë se do të na duhet të negociojmë në këto momente dhe mendoj se do të jetë e vështirë”, tha Balkenedele i cili ka filluar takimet me liderët për formimin e aleancës së re qeveritare të Holandës.
XS
SM
MD
LG