Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se ka vepruar si duhet ndaj njoftimeve të shërbimeve të zbulimit se rrjeti terrorist i Osama bin Ladenit mund të planifikonte që të rrëmbjejë aeroplanë amerikanë, që kishin arritur një muaj para se të ndodhin sulmet e 11 shtatorit.
Zëshënësi Ari Fleicher tha se gjatë verës së vitit 2001, presidenti Bush kishte marrë njoftime që citonin gjithnjë më shumë kërcënime kundër interesave apo territorit Amerikan, por shumica ndërlikonin sulme jashtë Shteteve të Bashkuara dhe asnjë raport nuk sugjeronte se aeroplanë të rrëmbyer do të përdoreshin si raketa.
“Presidenti nuk ka marrë informata lidhur me shfrytëzimin e aeroplanëve si raketa nga bombardues vetëvrasës. Këto ishin tip i ri sulmesh që nuk ishin parashikuar”, tha zëdhënësi duke iu referura sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork , Uashington dhe Pensilvani.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara tash ka ndërmarrë hetime nëse agjencitë amerikane të zbulimit ishin përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj vërejtjeve për rrëmbime vetëvrasëse para sulmeve.
XS
SM
MD
LG