Ndërlidhjet

NJU JORK


Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për misione paqësore, Jean-Marie Guehenno, i ka raportuar mbrëmë Këshillit të Sigurimit lidhur me zhvillimet dhe rrethanat në Kosovë dhe ka theksuar se tensionet në Mitrovicë po bien, kurse dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Gjilan janë tejkaluar shpejtë dhe për sanimin e pasojave janë siguruar 500 mijë euro.
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar dhe miratuar raportin e shefit të UNMIK-ut, Michael Steiner dhe vlersimet e tij se zgjedhjet, parlamenti, institucionet kalimtare dhe qeveria, që të gjitha janë rezultat i Korrnizës Kushtetuese të Kosovës.
XS
SM
MD
LG