Ndërlidhjet

XHENIN/BREGU PERËNDIMOR


Trupat izraelite të mbështetur nga tanke dhe helikopterë hyrën në orët e mëngjezit në tre lokalitetet të Bregut perëndimorë, kanë arrestuar nja 40 palestinezë në Xhenin, kanë shkatërruar shtëpinë e Jamal Abu Haija, një zyrtari të Hamasit, dhe një palestinez është vrarë gjatë një konfrontimi në Brezin e gazës.
Yasser Arafat, duke folur në Ramallah, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të ndalojë, “këte agresion”, siç e ka quajtur.
“Operacionet ushtarake izraelite po vazhdojnë dhe ju keni dëgjuar deklaratat e tyre se akoma janë duke i mobilizuar rezervistët dhe aramtën. Qofshin ato tanke, autoblinda, aeroplanë apo helikopterë, ata po vazhdojnë dhe unë e pyes mbarë botën: A do të lejoni këte agresion që të vazhdojë”? thotë lideri palestinez.
Arafat ka kërkuar tërheqien e Izraelit para se të mbahen zgjedhjet preidenciale të Autoriteteit palestinez dhe ato të përgjithëshme,pas gjashtë muajsh, si,ç ka vendosur.
XS
SM
MD
LG