Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ashpër i ka mohuar akuzat se administrata e tij nuk ka vepruar si duhet pas paralajmërimeve për sulmet terroriste të lëshuara para 11 shtatorit.
“Sikur ta dija se armiku do t’i përdorë aeroplanët për të kryer vrasjet atë mëngjes të kobshëm, do të bëja gjithçka të mundur për të mbrojtur popullin amerikan”, tha presidenti Bush.
Presidenti Bush me këtë iu përgjigj thirrjeve të kundërshtarëve politikë për hetime të shkallës së gjerë rreth akuzave se në 6 gusht administrata ka qenë e informuar se militantët e al Kaidës mund të planifikojnë rrëmbimin e aeroplanëve.
XS
SM
MD
LG