Ndërlidhjet

logo-print

BAGRAM/AFGANISTAN


Armata amerikane thotë se aviacioni i koalicionit ka vrarë nja 10 persona gjatë operacionit të ri kundër militantëve islamikë në lindje të Afganistanit, por ka hedhur poshtë raportet se ka sulmuar me gabim dasmorët.
Zëdhënësi i armatës amerikane, Bryan Hilferti tha se sulmi i djeshëm u ndërmor pasi forcat australiane të koalicionit u gjendën nën zjarrin e luftëtarëve të dyshuar al Kaidas dhe talibanë.
Afgan Islamic Press raportonë se avionët amerikanë i kanë marrë gabimisht si armiqësore të shtënat në dasëm.
Por, Hilferti tha se raporti është i gabuar, duke shtuar se zjarri vinte nga një breg i pabanuar, e jo nga fshati.
XS
SM
MD
LG