Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Moussa ka deklaruar se do të jetë e vështirë që të merret pjesë në konferencën e propozuar paqësore për Lindjen e Afërt, përderisa Izraeli vazhdonë me “okupimin, vrasjet dhe sabotimet”, siç i quajti, në Bregun perëndimor dhe në Gaza.
“Situata në territoret e okupuara akoma është shumë e keqe. Vrasjet dhe okupimi po vazhdojnë dhe, përderisa vazhdojnë këto, do të jetë e vështirë të diskutohet për samite dhe iniciativa. Ky është kushti kryesor që ne nuk mund të bëjmë asnjë hap përpara deri sa ai të marrë fund”, tha Moussa.
Nga fillimi i muajit, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia propozuan konferencën ndërkombëtare për të diskutuar situatën në Lindje të Afërt, por ministrat arabë akoma nuk janë dakorduar të marrin pjesë.

ANKARA.
Ministri i brendëshëm i Turqisë tha se vendi i tij ka marrë me kohë të gjitha pasat për çfarëdo sulmi potencial terrorist, duke reaguar ndaj vërejtjeve nga Shtetet e Bashkuara për një sulm të mundëshëm ditëve të ardhëshme kundër aeroportit “Ataturk” të Stambollit.
Ministri tha se “janë në vend të gjitha masat e sigurisë për çfardo lloj skenari”, por nuk tha nëse edhe Ankaraja kishte marrë informata për sulmin e mundëshëm nga grup i panjohur terrorist.
XS
SM
MD
LG