Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Duke reaguar ndaj vendimit të qevrerisë së Nju Delhit për largimin e ambasadorit të Pakistanit nga India, zëdhënësi i ministrisë së Jashtëme pakistaneze, Aziz Khan tha në Islamabad se aksionet sikurse ky shtojnë tensionet, por vendi i tij do të përpiqet të zgjidhë paqësisht çështejet me Indinë. “Aksionet sikurse ky shtojnë tensionet, sepse duhet të bëhen përpjekje për uljen e tensionimeve, por Pakistani me gjithë këte veprim nga ana e Indisë, do të vazhdojë të përpiqet që të gjitha çështjet me Indinë ti zgjidhë nëpërmjet negociatave dhe me mjete paqësore”, tha zëdhënësi Khan.
XS
SM
MD
LG