Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nën-presidenti i Shteteve të Bashkuara Dick Cheney tha se “pothuaj me siguri” mund të ketë sulme të mëtejme terroriste të Al Kaidës kundër caqeve amerikane.
“Gjasat për sulme tjera kundër Shteteve të Bashkuara janë shumë reale, ashtu siç ishin në 12 shtator”, tha nën presidenti amerikan për rrjetin televiziv FOX.
Cheney tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur të parashikojnë se terroristët do ti shndërrojnë aeroplanët komercialë në raketa, duke iu përgjigjur kështu kritikave se administrata i ka injoruar paralajmërimet për sulmet e këtilla.
XS
SM
MD
LG