Ndërlidhjet

logo-print

"NYT": "ZGJERIMI DHE RELEVANCA E NATO-s"


The New York Times/Steven Erlanger


Ne nentorin e ketij viti Aleanca Veriatlantike sipas te gjitha gjasave do te zgjerohet me gjashte ose shtate vende tjera. Ky proces i shtrirjes se metejme behet ne periudhen e pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit, kur Moska nje armik i vjeter, ka vendosur te behet me miqesore.
Ne keto rrethana cfare do te ndodh me NATO-n? Do t’i takoj historise pas nje pune te mire, por te perfunduar?
Askush nuk deshiron te vrase NATO-n dhe rrjedhimisht ne zhvillime e siper jane angazhimet per ta transformuar – per ta bere me te shpejt, me mobile, me efektive.
Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell thote se eshte e pakuptimet te flitet per irelevancen e NATO-s, kur vende tjera qendrojne ne rradhe per tu anetaresuar brenda rradheve te saj.
Shume evropiane pajtohen me kete vleresim te zotit Pauell dhe shtojne se amerikanet duhet ta kuptojne se ta besh NATO-n irelevante eshte nje ide e keqe edhe per vete Uashingtonin.
Por, per shumeke ne Pentagon mesimet e e luftes ne Kosove, perkatesisht angazhimit te pare te NATO-s, dhe pastaj te luftes kunder talibaneve dhe Al Kaides jane te thjeshta: Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane me te fuqishmet duke luftuar betejat globale pavarresishte dhe pa nderlikimin formal te NATO-s ne keto beteja – mbase vetem me ndihme te vogle te disave per te bere koalicione sic jane britaniket, gjermanet dhe francezet, qe pastaj ata te ruajne paqjen ne terren.
Shikuar nga ky kendveshtrim zgjerimi i NATO-s ka vetem domethenje politike, sepse as Uashingtoni dhe as Moska, nuk e shofin me kete Aleance te rendesishme ne planin ushtarake.
Ne fakt hendeku ne kapacitetet dhe shpenzimet ushtarake ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe pjeses tjeter te NATO-s eshte bere aq i madh sa qe vete NATO-n e bene irrelevant.
Ne kete kontekst sekretari i pergjithshem i NATO-s, Xhorgj Robertson, shfaq pakenaqesi me faktin qe aleatet evropian nuk shfrytezuan ngjarjet e 11 shtatorit per te bindur popullaten e vet per domosdoshmerine shpenzimeve me te medha ne planin ushtarak.
Ai thote se Evropa gjendet para zgjedhjes ”te modernizohet ose te margjinalizohet”, sepse sic shton lordi Robertson, kredibiliteti i NATO-s varret nga kapacitetet e saj ushtarake.
Kohe me pare NATO konsiderohej e vdekur, por rolin e saj te ri post-sovjetik e gjeti ne Ballkan – ne Bosnje, Kosove dhe Maqedoni. Por, kjo vetem sa ka shtyer debatin fundamental per esencen e NATO-s.
“Nuk ka asnje dyshim se ky eshte viti percaktues dhe transformues per Aleancen”, thote ambasadori amerikan ne NATO, Nikolas Barns.
Nderkaq, ambasadori Riqard Holbruk thote:”NATO paraqet pranine strategjike amerikane ne Evrope. Ajo eshte domosdoshmeri per interesat e sigurise kombetare, per shkaqe politike, logjistike ose ushtarake. Madje as supefuqia me e madhe boterore nuk mund te ecen e vetmuar”.

XS
SM
MD
LG