Ndërlidhjet

KUPUARA


Kryeministri i Indisë, Atal Bihari Vajpayee gjatë vizitës trupave në vijën e frontit në territorin e Kashmirit kontestues ka thënë se ka ardhur koha “për luftë vendimtare” kundër kryengritësve islamik.”Le të punojmë për fitore dhe të jemi të përgatitur për sakrifica, por qëllimi ynë duhet të jetë fitorja, sepse është koha për luftë vendimtare”, ka thënë kryeministri i Indisë.
Vajpayee foli para ushtarëve të Indisë që janë duke shkëmbyer zjarr gjatë ditëve të kaluara me forcat e Pakistanit përgjatë vijës së kontrollit që ndanë Kashmirin.
Qeveria në Islamabad i hedh poshtë akuzat e Indisë se Pakistani mbështet militantët të fajsuar për sulmet e fundit vrastare kundër caqeve indase në Kashmir.
XS
SM
MD
LG