Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, duke përfunduar vizitën Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur premtimet amerikane për mbështeje të vazhdueshme dhe ka bërë thirrje për investime ndërkombëtare në Kosovë, e cila “disponon me resurse të mëdha”,siç ka theksuar kryeministri.
Kryeministri Bajram Rexhepi ka thënë para reporterëve se prania e fuqishme e NATO-s, veçanërisht trupave të Shteteve të Bashkuara, ka ndihmuar për stabilizimin e rajonit dhe ka kërkuar që të qëndrojnë edhe më tej aty ku janë.
“Populli i beson gjith institucionit, por më shumë pjesës amerikane në NATO”- ka thënë kryeministri i Kosovës.
Ai ka thënë se gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell ka marrë premtime për mbështetje ekonomike dhe strategjike.
XS
SM
MD
LG