Ndërlidhjet

ISLAMABAD/NJU DELHI


Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit vazhduan të rriten sot, kurse dy palët thonë se janë të përgatitura për çfarëdo shkallëzimi të mundëshëm ushtarak në territorin kontestues të Kashmirit.
Kryeministri i Indisë, Vajpayee u tha trupave në vijën e frontit se duhet të jenë të përgatitur për ate që e quajti “luftë vendimtare” kundër kryengritësve islamik të fajësuar nga Delhi për serinë e sulmeve kundër trupave indase dhe hindusëve në Kashmir.
“Le të punojmë për fitore dhe të jemi të përgatitur për sakrifica, por qëllimi ynë duhet të jetë fitorja, sepse është koha për luftë vendimtare”, tha Vajpayee.
Në Islamabad, zëdhënësi i ministrisë së Jashtëme, Aziz Ahmed Khan, tha se Pakistani është i gatshëm të ballafqoohet me çfarëdo agresioni nga India.
Udhëheqia pakistaneze diskutoi krizën këto ditë e tha se është për negociata, por ka theksuar se Pakistani do të vazhdojë t,i japë mbështetje morale dhe diplomatike kauzës për vetë-vendosje të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG