Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri i Britanisë, Tony Blair
duke folur në Parlamet ka tërhequr vërejtjen për pasojat e konfliktit eventual midis Indisë dhe Pakistanit dhe u ka bërë thirrje dy vendeve të vetëpërmbahen dhe ti zgjidhin me dialog të gjitah çështjet. “U bëjë thirrje dy vendeve dhe udhëheqies së tyre të qetësohen dhe mendojnë para se të ndërmarrin aksione që mund t,i fundosin në konflikt jo vetëm vendet e veta, por edhe rajonin më të gjërë, me implikime për mbarë Botën”, ka thënë Blair.
Kryeministri britanik ka thënë “se është esenciale që Pakistani të ndalojë mbështetjen për çfardo forme të terrorizmit kudoqoftë në Kashmir apo gjetkë në rajon, kurse India në të njëjtën kohë të ofrojë sistemin përkatës për dialog për zgjidhjen e të gjitha çështjeve midis dy vendeve, përfshirë edhe mosmarrveshjet rreth Kashmirit”.
XS
SM
MD
LG