Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush hapi ditën e parë të turneut evropian me takimin me presidentin e Gjermanisë, Johanes Rau, kancelarin Gerhard Schroeder dhe me një fjalim që mbajti në Bundestag.
Duke folur në konferencë për shtypin pas bisedimeve me kancelarin gjerman, George Bush tha se aktualisht nuk ka ndonjë plan konkret për të sulmuar Irakun.
Por, presidenti tërhoqi vërejtjen se do të ishte situatë shumë e rrezikëshme nëse Iraku, i armatosur me armë për zhdukje në masë, ekipohet me rrjetin terrorist al Kaida.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara sonte udhëton në Rusi, ku ditën e premte do të nënshkruaj me presidentin Vlladimir Putin Marrëveshjen për reduktimin e madh të armatimit strategjik bërthamor të të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG