Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush nga Berlini arriti në Moskë ku nesër me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin do të nënshkruaj Marrëveshjen për reduktimin e armatimit strategjik bërthamor të të dy vendeve.
Në fjalim që mbajti në në Bundestagun gjerman Presidenti George Bush përsëriti përkushtimin e tij për zgjerimin e NATO-s. “Zgjerimi i NATO-s do të zgjerojë gjithashtu sigurinë e këtij kontinenti, veçanërisht të vendeve që njohin pak paqë apo siguri gjatë shekullit të fundit. Ne u nisëm me kujdes në këte drejtim e tash duhet të veprojmë me vendosmëri. Derisa po afrohet samiti ynë i Pragës, Amerika është është e vendosur për anëtarësim në NATO të të gjitha demokracive që janë të gatëshme të ndajnë përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në Aleancë”, tha George Bush.
Presidenti Amerikan u bëri thirrje aleatëve evropianë që t,i bashkohen Shteteve të Bashkuara në luftimin e terrorizmit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG