Ndërlidhjet

SHKUP


NATO dezavuoi raportimet e armatës maqedonase se si shqiptarë të armatosur kishin ndërmarrë sulm të fortë ditë më parë kundër një posti ushtarak në kufirin me Kosovë.
Komandanti i misionit të NATO-s në Maqedoni, gjenerali Heinc Georg Keerl tha se ekipii NAT-s për verifikimin e fakteve në vendin e raportuar “nuk ka gjetur prova për ndonjë incident të natyrës si,ç u përshkrua” nga autoritetet maqedonase.
Zëdhënësit e armatës maqedonase thanë të enjten se “terroristë shqiptarë” kishin sulmuar postin kufitar me pushkë automatike dhe granata hedhës dhe e përshkruan si “një nga incidentet më serioze” kundër forcave të tyre.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit “kishin shfaqur brengosje” dy ditë më parë “lidhur me raportet se territori i Maqedonisë ishte goditur nga territori i Kosovës”.
XS
SM
MD
LG