Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Trupat izraelite ndërmorën një inkurzion të shkurtër në Qytetin e Gazës dhe shkatërruan tre fabrika para se të largohen, njoftuan zyrtarë palestinezë të sigurisë.
Burime ushtarake izraelite thanë se u shkatërrua një objekt që shfrytëzohej për sajimin e granatave, por nuk thanë gjë për dy të tjerët.
Trupat izraelite kanë hyrë shkurtas edhe në rajonet e kontrolluara nga palestinezët në Bregun perëndimor dhe kanë arrestuar disa persona.
XS
SM
MD
LG