Ndërlidhjet

NJU DELHI


Komisioneri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Chris Patten, pas bisedimeve në Nju Delhi me liderët indas tha se durimi i Indisë me Pakistanin është afër “pikës së thyerjes”.
India dhe Pakistani kanë grumbulluar mbi një milionë ushtarë në kufijt e tyre dhe kanë shkëmbyer zjarr artilerie përgjatë vijës së Kashmirit për çdo ditë gjatë kësaj jave.
Pakistani ndërkohë ka njoftuar Indinë se këto ditë do të bëjë një varg testimesh rutinore të raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, që “nuk ndërlidhen” me tensionimet e tashme.
XS
SM
MD
LG