Ndërlidhjet

logo-print

TULKAREM


Gjatë inkurzionit të trupave izraelite në qytetin palestinez Tulkarem janë plagosur të paktën 11 persona, tre ushtarë izraelitë dhe tetë civilë palestinezë.
Ndërkaq, Brigadat e martirëve al Aksa morën përgjegjësinë për tentativën e një palestinezi që me automjet-bombë të hedhi në ajër një klub nate plot njerëz afër Tel Avivit, i cili u vra nga policia para se të kryej sulmin vetëvrasës.
Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres tha se ka rëndësi jetësore që Autoriteti palestinez të bëjë zap dhunën.
“Nuk do të ketë paqë në Lindje të Afërt nëse palestinezët do të kenë tre, katër apo pes armata, e secila me policinë e vetë, bombat e saja, dhe orarin e sajë. Prandaj kërkesa e parë drejtuar Autoritetetit palestinez është të vendosë autoritetin e vetëm që do të disciplinojë të gjithë të tjerët”, tha Peres.
Ministri i Jashtëm izraelit përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për themelimin e shetit palestinez si pjesë e procesit të paqës.
XS
SM
MD
LG