Ndërlidhjet

NJU DELHI


India dhe Pakistani kanë përqëndruar mbi një milion trupa në vijën e ndarjes në Kashmir dhe kanë shkëmbyer zjarr artilerie për çdo ditë gjatë javës së fundit.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha se konfrontimi midis dy rivalëve bërthamorë është “shumë i rrezikshëm”, por ka premtuar se do të arrijë që ti zbrapsë nga kjo rrugë.
Donald Rumsfel, sekretar amerikan i Mbrojtjes, lidhur me këto tensionime tha: “Lufta nuk është kurrfar opsioni, duke marrë parasysh rrezikun e shkallëzimit dhe rreziqet e paparashikueshmërisë në një konflikt të armatosur midis dy fuqive me armë bërthamore”.
Që të ndihmojë për uljen e tensionimeve, në Nju Delhi kishte bisedime komisioneri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Chris Patten.
XS
SM
MD
LG