Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Pakistani bëri me sukses provën e raketës balistike me rreze të mesme veprimi, tokë-tokë, të aftë që të bartë si mbushje konvencionale ashtu edhe bërthamore, në valën e tensionimeve të larta me Indinë fqinje.
Presidenti Pervez Musharraf, duke folur në tubimin e kremtimit të ditëlindjes së profetit Muhamed tha:”Dëshiroj t,i kumtojë kombit se në ditëlindjen e profetit Muhamed, bëmë testimin e suksesëshëm të raketës”.
Musharraf tha se “nuk dëshiron luftë, por theskoi se as nuk i frigohet luftës”.
Pakistani e ka njoftuar Indinë për serinë e testimeve rutinore të raketave, që nuk ndërlidhen me tensionimet e tashme, kurse zyrtarët e Nji Delhit thanë se kjo “nuk u bënë përshtypje”.
India kishte bërë testime të ngjashme kohë më parë.
XS
SM
MD
LG