Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat izraelite vazhduan inkurzionin në qytetin palestinez Tulkarem në Bregun perëndimor, në përndjekje të militantëve pas vargut të sulmeve vetëvrasëse me bomba të kësaj jave.
Burime palestineze thonë se në këto aksione janë arrestuar rreth 100 palestinezë. Sot nuk kishte konfrontime, por në përplasjet e djeshme një ushtar izraelit u vra dhe dy u plagosën, bashkë me gjashtë palestinezë.
XS
SM
MD
LG