Ndërlidhjet

BEOGRAD


Grupi qeveritar në parlamentin e Serbisë nga koalicioni i DOS-it njoftoi se përjashtonë 50 nga deputetët e vetë sepse nuk merrnin pjesë në sesionet e parlamentit, që kishte blokuar pothuaj punimet e tij.
Ndërkohë, funksionarët e partisë Demokratike Serbe të presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica thanë se po të zbatohet vendimi për heqien e imunitetit 23 deputetëve të sajë, kjo parti do të dalë nga parlamenti dhe do të formojë “qeverinë nën hije”.

TËRNOCI I MADH.
Disa mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, me një tubim përkujtimor shënuan njëvjetorin e vdekjes së Ridvan Qazimit, komandant “Lleshi” të ish UÇPBM-së.
Qytetarët së pari u tubuan në stadiumin e Tërnocit të Madh dhe pastaj në varrezat e qytezës zbuluan bustin e Ridvan Qazimit.
XS
SM
MD
LG