Ndërlidhjet

SOFJE


Papa Gjon Pali i Dytë, gjatë vizitës Bullgarisë, ka takuar edhe udhëheqësin shpirtëror të 1 milion myslimanëve të atjeshëm, myfti Selim Mehmed, i cili ka thënë se pontifikati i Gjon Palit të Dytë do të kujtohet si “pikë-kthesë për njerëzimin”.
Në komunikatë, Papa lavdërohet se “ia ka dalë ndanë të gjejë gjuhën e përbashkët midis popujve dhe besimeve të tyre në më se 30 vende”.

TËRNOCI I MADH.
Disa mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, me një tubim përkujtimor shënuan njëvjetorin e vdekjes së Ridvan Qazimit, komandant “Lleshi” të ish UÇPBM-së.
Qytetarët së pari u tubuan në stadiumin e Tërnocit të Madh dhe pastaj në varrezat e qytezës zbuluan bustin e Ridvan Qazimit.
XS
SM
MD
LG