Ndërlidhjet

SANT PETERSBURG


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush në ditën e fundit të vizitës në Rusi, u bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të tregojnë përmbajtje.
Bush tha se ka rezerva ndaj provës më të re raketore të Pakistanit, por kërkoi nga India që provat të mos i shohë si provokime.
Pakistani sot e bëri testimin e dytë të raketave, duke i injoruar thirrjet ndërkombëtare për pezullimin e tyre.
Provat raketore i kanë ngritur tensionet ndërmjet dy rivalëve bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG