Ndërlidhjet

SHEN PETËRSBURG


Presidenti amerikan ka deklaruar se kryetari palestinez, Jaser Arafat, e ka lënë dorësh popullin e tij.
Bush i ka thënë gazetarëve në Shen Petërsburg se Arafati nuk i ka mbajtur premtimet. Sipas zotit Bush, “ai e kishte mundësinë të siguronte paqen dhe nuk e bëri. Kishte mundësinë të luftonte terrorizmin dhe sërish nuk e bëri.”
Presidenti amerikan i bëri thirrje palestinezëve për të ngritur e zhvilluar institucionet e nevojshme, që cojnë drejt një shteti të përgjegjshëm palestinez.
Në numrin e sotëm e përditshmja amerikane Nju Jork Tajms shkruan se administrata e Bushit po diskuton mundësitë e largimit të Arafatit nga skena politike, debate që po shtyjnë nismat politike amerikane në rajon.
XS
SM
MD
LG