Ndërlidhjet

XHAMU/ISLAMABAD


Së paku një ushtar i Indisë është vrarë në shkëmbim-zjarrin ndërmjet forcave hinduse dhe pakistaneze në vijën ndarëse të Kashmirit.
Ndërkohë, i dërguari special i Rusisë, zëvendësministri i Jashtëm Anatoly Safanov sot pritet të arrijë në Islamabad për të ulur tensionet ndërmjet Pakistanit dhe Indisë.
Presioni ndërkombëtar ndaj dy rivalëve bërthamorë është në rritje pas konfrontimeve të fundit të tyre rreth territorit të kontestuar të Kashmirit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka kërkuar nga lideri i Pakistanit Pervez Musharraf të tregojë rezultate në parandalimin e sulmeve terroriste të militantëve kundër Indisë në Kashmir.
XS
SM
MD
LG