Ndërlidhjet

LONDËR


Bashkësia ndërkombëtare ka rritur presionet ndaj Indisë dhe Pakistanit që ti shmangen konfliktit, e kryeministri britanik, Tony Blair nisi në rajon seketarin e Jashtëm, Jack Strow, dhe bisedoi në linjë telefonike me liderët në Islamabad dhe Nju Delhi.
Sekretari Strow, para nisjes tërhoqi vërjetjen për pasojat e konfliktit të mundëshëm:
“Qëkur dy palët kanë armë bërthamore, thanë që të dy se do ti shfrytëzojnë ato në rrethana të caktuara, bashkë me të tjerat. Dy palët kanë një milion njerëz nën armë përgjatë vijës së kontrollit në shkallë të lartë gatishmërie. Mendoj se është e rëndësishme që t,a kuptojë gjithkush, e para së gjithash palët në konflikt, se çafar do të ishin pasojat nëse fillonin aksionet ushtarake dhe nëse dalin jashtë kontrollit”, tha ministri britanik.
Në Islamabad arriti edhe i dërguari rus, zëvendës ministri i Jashtëm, Anatoly Safanov, në mision diplomatik për uljen e tensionimeve midis dy vendeve fqinje.
XS
SM
MD
LG