Ndërlidhjet

HAGË


Në gjykimin e sotëm të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq të akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë, dëshmitari i prokurorisë Robert Fulton tha se në varrezat masive në Serbi janë gjetur dokumente personale të shqiptarëve nga Kosova, të cilët Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i kishte evidentuar si të zhdukur.
Fulton tha se e kishte përcjellë zhvarrimin e dy varrezave masive në Batajnicë afër Beogradit, dhe varrezave masive në Klladovë dhe liqenin Peruçac.
Në varrezën e parë në Batajnicë, pranë poligonit stërvitës të forcave antiterroriste u zbuluan 37 kufoma, kurse në varrezën tjetër në kazermën e ushtrisë jugosllave u zbuluan mbi 269 kufoma, tha eksperti irlandez që e kishte ndjekur tërë procesin e zhvarrimit të kufomave.
Nga dokumentacioni i gjetur, Robert Fulton i lexoi edhe emrat e dhjetra personave nga Kosova, duke shtuar se shumica e kufomave kanë qënë të dëmtuara apo të djegura.
XS
SM
MD
LG