Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD/NJU DELHI


Në kuadër të aktiviteteve për uljen e tensioneve midis dy rivalëve bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit, ministri i jashtëm britanik Jack Straw, sot me liderin e Pakistanit Pervez Musharraf e diskutoi zgjidhjen e konfliktit në Kashmir.
“Nuk mund të ketë zgjidhje për kontestin e Kashmirit me armë, terrorizëm apo konflikt të dhunshëm. Zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes negociatave, por për negociatat duhet krijuar kushte të favorshme”, tha Jack Straw, i cili misionin diplomatik e vazhdon me vizitën në Indi.
Pakistani sot e përfundoi serinë e testimeve raketore, pas intensifikimit të përpjekjeve të diplomacisë ndërkombëtare.
Ndërkaq në Nju Delhi, ministri i Jashtëm Jaswant Singh ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të fundit të liderit të Pakistanit Pervez Musharraf rreth kontestit në Kashmir.
“Fjalimi i djeshëm i gjeneralit Musharraf ishte i rrezikshëm dhe dëshpërues, sepse ai i përsëriti zotimet e mëparshme që ende nuk janë plotësuar, kurse tensionet nuk janë ulur”, tha Singh.
XS
SM
MD
LG