Ndërlidhjet

NJU JORK/KABUL


Al Kaida dhe luftëtarët talibanë tani gjenden në Pakistan dhe planifikojnë sulme kundër qeverisë së re afgane, ka thënë gjenerali amerikan Franklin Hagenbeck.
Në intervistën për gazetën “New York Times”, komandanti i forcave amerikane në Afganistan ka thënë se rreth 1 mijë luftëtarët planifikojnë sulme vetëvrasëse për të penguar tubimin e asamblesë së kryepleqve afganë gjatë muajit të ardhshëm.
Në Kabul, Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësime të thella” nga raportet për arrestimin e dy delegatëve në qytetin Herat, dhe kërcënimin me vdekje të 6 të tjerëve nga liderët lokalë.
XS
SM
MD
LG