Ndërlidhjet

LONDËR


Amnesty International i ka akuzuar palestinezët dhe izraelitët për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në raportin vjetor grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shkruan se Izraeli ka përdorur “forcë të tepruar vdekjeprurëse” në konfliktin me palestinezët në territoret e okupuara.
Raporti i dënon dhe individët dhe grupet e armatosura palestineze për vrasje arbitrare të civilëve izraelitë.
Në raportin vjetor të Amnesty International gjithashtu akuzohen edhe forcat ruse për torturë dhe ekzekutime të paligjshme në Çeçeni, kurse kryengritësit për keqtrajtimin
e bashkëpunëtorëve të Moskës.
XS
SM
MD
LG