Ndërlidhjet

KAIRO


I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Lindje të Afërt, William Burns, u takua në Kajro me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak që të diskutojë rrugët për rigjallërimin e bisedimeve paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve.
“I theksova presidentit të Egjiptit zotimet e forta të presidentit George Bush për një straregji të gjithanëshme ndaj krizës Izraelito-palestineze e cila duhet të prfshijë ecje në tre binarë. Së pari- të përtërihet procesi serioz politik që synon solucionin e dy shteteve, së dyti- të mbështeten përpjekjet palestineze për ndërtiminn e institucioneve të forta në përgaditjet për shtet dhe së treti, të vendosen aftësitë efektive palestineze për sigurinë”, tha i dërguari amerikan, i cili udhëton pasdite në Izrael dhe në Territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG