Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Drejtori i CIA-s, George Tenet niset në Lindjen e Afërt për bisedime nga fusha e sigurisë me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.
Vizita e Tenetit bëhet në çastet e një aktiviteti të hovshëm diplomatik me qëllim të ri-fillimit të bisedimeve paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve.
Në rajon ndodhet edhe i dërguari amerikan për Lindjen e Afërt, William Burns i cili takoi dje në Ramallah liderin palestinez, Yasser Arafat dhe i shfaqi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtet palestinez.
Atje ndodhet në mision paqe edhe shefi i politikës së Jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana.
XS
SM
MD
LG