Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON/SINGAPOR


Shtetet e Bashkuara nisin së shpejti në Indi dhe Pakistan sekertarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld që të ndihmojë për uljen e tensionimeve midis dy vendeve fqinje bërthamore.
Ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz duke folur në konferenëcën për sigurinë në Singapor ka thënë se lufta midis Indisë dhe Pakistanit do të ishte “katastrofale.
“Veçanërisht kundërshtojmë terrorizmin tejkufitar dhe këte e kemi bërë të qartë për çdo ditë. Ne gjithashtu besojmë se lufta nuk është zgjidhje për problemet e atjeshme. Lufta në nënkontinentin e Azisë ka potenciale për pasoja katastrofale që do të shkaktonte dëme të pallogaritura Indisë, Pakistanit dhe mbarë Botës”, ka thënë Wolfowitz.
XS
SM
MD
LG