Ndërlidhjet

logo-print

ALMATI


Kryeministri indian, Vaxhpaje, ka deklaruar se nuk do të takohet me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf, në takimin e 16 vendeve në Kazakistan.
Musharaf ka përsëritur disa herë gjatë kohëve të fundit se është i gatshëm të bisedojë më Indinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet gjatë këtij takimi ndaras me të dy udhëheqësit.
Në lidhje me rrezikun bërthamor, ministri indian i Mbrojtjes, Fernandez, ka thënë se vendi i tij nuk do të përdorë i pari armët bërthamore.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme 4 ushtarë pakistanezë dhe 1 grua indiane janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në kufi.
XS
SM
MD
LG