Ndërlidhjet

ALMATI, KAZAKISTAN


Presidentët e Rusisë dhe Kinës, përkatësisht Vladimir Putin dhe Xhiang Zemin, kanë deklaruar se shpresojnë të shfrytëzojnë rastin për të biseduar ndaras me kryeministrin e Indisë, Vaxhpaji dhe presidentin pakistanez, Musharraf, në anekset e konferencës aziatike të sigurisë, që pritet të dominohet nga raportet e acaruara Pakistan – Indi.
Vaxhpaji është treguar refuzues rreth mundësisë së një takimi kokë-më-kokë me udhëheqësin e shtetit rival, Pakistanit. Ndërkaq presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, pas një takimi me homologun e tij nga Taxhikistani tha se “Pakistani mbështet zgjidhjen e konfliktit mbi Kashmirin përmes metodave paqësore” dhe se “Pakistani nuk do të iniciojë luftën”.
XS
SM
MD
LG