Ndërlidhjet

SEUL


Federata Botërore e Futbollit planifikon të mbajë sot një takim urgjent për të hetuar historinë e shitjes së biletave, pasi u konstatua se disa mijëra vende kishin mbetur të zbrazëta në stadium gjatë ndeshjeve të para të kampionatit botëror të futbollit.
Drejtori për komunikim i FIFA-s, Keit Kuper, kumtoi se do të takohen sa më shpejtë që të jetë e mundur me komitetet organizative japoneze dhe jug-koreane.
Në vazhdim të kampionatit botëror, kombëtarja e Meksikës sot në mëngjes mundi Kroacinë me rezultatin 1:0
XS
SM
MD
LG