Ndërlidhjet

ALMATI, Kazakistan


Presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf fajësoi Indinë për rritjen e tensioneve luftë-nxitëse në Azinë Jugore.
Gjatë konferencës për sigurinë që po mbahet në Kazakistan, Musharraf përsëriti se Pakistani nuk deshiron luftë, por është i gatshëm të mbrojë veten. Kryeministri i Indisë, Vaxhpaji, i cili e mori fjalën më pas, tha se zoti Musharraf nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna në gjashtë muajt e fundit dhe se nuk ka bërë asgjë për frenimin e depërtimit të militantëve islamikë në rajonin e Kashmirit.
XS
SM
MD
LG