Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një shpërthim vetëvrasës me bomba në veri të Israelit ka lënë së paku 16 të vdekur dhe rreth 45 të plagosur, kurse tanket izraelite disa orë pas shpërthimit hyrën në Xhenin.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Ariel Mekel deklaroi se ky sulm dëshmon se militantët palestinezë shpresojnë të ndërpresin procesin paqësor.
“Ky është edhe një sulm vrastar nga palestinezë kundër qytetarëve izraelitë dhe kundër shtetit të Izraelit. Është e qartë se palestinezët janë të vendosur të vazhdojnë dhe të përpiqen të vrasin sa më shumë izraelitë, sa më shumë ebrej që munden me qëllim të ndërprerjes së çfarëdo shansi për procesin e paqës, apo të çfarëdo gjase për arritjen e së ardhëmes më të mirë në këte rajon”, tha zëdhënësi i qeverisë izraelite.
Autoritetei palestinez dënoi sulmin, por tha se nuk kishte njohuri paraprake për bombardimin.
XS
SM
MD
LG