Ndërlidhjet

UASHINGTON


Stejtdepartmenti amerikan publikoi një raport në të cilin thuhet se 19 vende nuk janë duke bërë sa duhet për luftimin e trafikimit me njerëz.
Shtetet e Bashkuara miratuan një ligj në tetor të vitit 2000 që parasheh sanksione ekonomike kundër vendeve që dështojnë të ndërmarrin aksione kundër trafikantëve.
Në mesin e atyre vendeve që nuk përmbushin as standardet minimale të atij ligji numërohen Afganistani, Armenia, Bellorusia, Bosnja, Kirgistani, Rusia, Turqia dhe Taxhikistani.
Ndërkaq, në mesin e vendeve që kanë përmbushur plotësisht ato standarde ndodhet edhe Maqedonia.
XS
SM
MD
LG