Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s kanë rënë dakord për nevojën e përshtatjes së Aleancës për t’ju përgjigjur kërcënimeve nga sulmet terroriste.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld, tha se informacionet që ka shkëmbyer me kolegët e NATO-s dëshmojnë se kërcënimet terroriste janë shumë serioze, vecanërisht nëse terroristët zotërojnë armë të shkatërrimit në masë.
Megjithatë vendet anëtare të NATO-s nuk kanë bërë ndonjë premtim konkret se do të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë këtë vit 3.4 për qind të të ardhurave të tyre të brendshme për mbrojtjen, ndërsa vendet evropiane mesatarisht 1.8 për qind.
XS
SM
MD
LG