Ndërlidhjet

logo-print

NJU DELHI


India dhe Pakistani e kanë siguruar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara se do të kërkojnë zgjidhje paqësore për territorin e kontestuar të Kashmirit.
Ministri i Jashtëm Jaswant Singh pas bisedimeve me të zëvendës sekretarin e shtetit Richard Armitage, tha se India dhe Pakistani duhet të ecin drejt paqes.
“Ne jemi shumë të përkushtuar të ecim drejt procesit paqësor, sepse nuk ka alternativë tjetër. Kjo ka qenë bindja dhe përkushtimi i Indisë”, tha Singh.
Armitage tha se presidenti Pervez Musharraf është zotuar se Pakistani nuk do të fillojë luftën me Indinë rreth Kashmirit.
Por konflikti në Kashmir sot u shkallëzua pas shkëmbim-zjarrit, që la tre të vrarë dhe 11 të plagosur.
XS
SM
MD
LG